Formohet Organi Këshillimor për Kripore

0

Dje në seancën konstituive në Kripore u themelua Organi Këshillimor, i cili synon të shkëmbejë pikëpamjet dhe informacionin në lidhje me Kriporen “Bajo Sekuliq”, dhe për të siguruar mbrojtjen dhe zhvillimin dhe saj të qëndrueshëm.

Organi Këshillimor ka për qëllim të shkëmbejë pikëpamjet dhe informacionet në lidhje me Kriporen ” Bajo Sekuliq “, për të siguruar mbrojtjen dhe zhvillimin e saj të qëndrueshëm. Ky organ do të bëjë informimin në kohë të të gjithë akterëve për aktivitetet që janë planifikuar apo po zbatohen në Kripore “, thuhet në deklaratën e NP “Parqet Kombëtare”

Sipas njoftimit, anëtarët e këtij organi janë drejtori  i NP “Parqet Kombëtare” Zoran Mrdak, Sekretarja e Shtetit pranë Ministrisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit Daliborka Pejoviq, nënkryetarja e komunës Zenepa Lika, drejtoresha e Organizatës Turistike (TO) Ulqin, Zana Sarvan, përfaqsuesi i CZIP Nebojsha Banićević dhe drejtori ekzekutiv i OJQ-së” Hapi i  Gjelbër “Xhelal Hoxhiq.

Drejtori i NP “Parqet Kombëtare” Zoran Mrdak, informoi të pranishmit në lidhje me aktivitetet më të rëndësishme që kjo ndërmarrje ka kryer pas nënshkrimit të marrjes me qira të Kripores.

Këto janë aktivitete të lidhura me mbrojtjen e biodiversitetit, mbrojtjen fizike dhe teknike të Kripores, valorizimin turistik të rajonit dhe përgatitjen e konceptit të menaxhimit të saj.