Forca uron muajin e Ramazanit

0

Urim me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike të Ju uroj këtë muaj të agjërimit gjithë besimtarëve të fesë islame. 

Le të jetë ky muaj i përkushtimit dhe forcimit të besimit tonë ndaj Zotit, muaji i solidaritetit dhe i ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë, le të tregojmë mirëkuptimin, dashurinë dhe mëshirën ndaj të gjithëve. 

Të nderuar qytetarë të besimit Islam, Zoti Ju bëftë të lehtë dhe të pranueshëm agjërimin.

URIME!

 

Me respekt,

Kryetar

Nazif Cungu