Forca uron Krishtlindjet

0

Në një komunikatë dërguar mediave, Forca e Re Demokratike ka uruar besimtarët e fesë katolike në prag të festës më të madhe, Krishtlindjeve.

“Të gjithë besimtarëve të konfesionit katolik ju urojmë festën  e Krishtlindjes. Kjo festë e madhe le të jetë festë e paqes, burim i mirëqënies, begatisë dhe dashurisë  shpirtërore në mes të njerëzve.

Urojmë që solidariteti, harmonia, mirëqenia dhe mirëkuptimi të mbretërojnë në çdo familje.

Gëzuar dhe për shum mot!

Kryetari i Forcës së Re Demokratike

Nazif Cungu   “ – thuhet në komunikatë.