Forca uron Kosovën për nënshkrimin e marrëveshjes me Bashkimin Europian

0

E nderuara Presidente Jahjaga
I nderuari Kryeministër Mustafa
I nderuari Ministër i jashtëm Thaci
I nderuar Kryetar i Kuvendit Veseli

Në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike, ju përgëzoj për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Europian.

Le të jetë ky një hap i rëndësishëm në realizimin e aspiratave të popullit të Kosovës dhe popullit shqiptar në përgjithësi për tu bërë pjesë e familjes europiane.

Shpresojmë se në një të ardhme të shpejtë do të ju urojmë edhe antarsimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Europian.

Me respekt,

Nazif Cungu

Kryetar i Forcës së Re Demokratike