Forca uron festën e Fitr Bajramit

0

URIM ME RASTIN E  FITËR BAJRAMIT

Me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit, muajit të përkushtimit dhe sakrificës fizike dhe shpirtërore, të gjithë agjeruesit ku për një muaj treguan një nivel të lartë të përkushtimit, dua të uroi në emër të Forcës së re Demokratike dhe në emërin tim personal festën e Fitër Bajramit, me dëshirën më të madhe që agjërimi, lëmoshat dhe të gjitha aktivitetet gjatë Ramazanit, të jenë pranuar nga ana e Zotit.

Urojmë që kjo festë të sjellë harmoni, solidaritet, begati për ju dhe familjet e juaja dhe le të ju shërbejë kjo festë si moment i vetëdijësimit, që ta respektojmë njëri-tjetrin, dinjitetin dhe vlerat njerëzore.

 

Urime dhe për shumë vite Fitër Bajrami.

 

 

Kryetar

Nazif Cungu