Forca: Urime qytetarëve të Malit të Zi ftesën për NATO

1

Kumtesë për media

 

Besimi që 28 vendet antare të NATO-s treguan me ftesën dërguar Malit të Zi, është një nxitje për demokratizmin e mëtejshëm të vendit  dhe konfirmim i arritjeve të deritanishme.

Kjo është një ditë e veçantë dhe historike për Malin e Zi, Ballkanin Përendimor, dhe Aleancën në përgjithësi.

Kjo ftesë është një hap i rëndësishëm për integrimet euroatlantike të të gjithë rajonit, dhe se NATO po mban dyert e hapura për kompletimin e vizionit të një Europe të bashkuar, një Europe të lirë dhe paqësore.

Të gjitha këto arritje që kanë çuar në marrjen e ftesës për antarsim në NATO, nuk do të ishin të mundura pa kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të subjekteve politike shqiptare.

Për këtë arsye, Forca e Re Demokratike uron qytetarët e Malit të Zi, dhe shqiptarët në veçanti, për marrjen e ftesës për antarsim në NATO.

Shpresojmë se së shpejti pjesë e kësaj organizate do të jenë edhe Maqedonia dhe Kosova, cka do ti bashkonte të gjithë shqiptarët nën mbrojtjen e kësaj aleance, dhe të bëjë realitet ëndrrën e tyre shumëvjeçare. Sot në NATO e nesër në Bashkimin Europian.

Gëzuar!

Kryetari,

Nazif Cungu

1 Koment

  1. Urime the gjithëve be veçanti popullit shqiptar. Uresa e Forces e perpiluar mirë . kurse ajo e PD sic mind të pritej ishte nje levdat Milo Gjukanoviqit , FGj shebtorë “par excellance”.

Comments are closed.