Forca : Letër partive parlamentare për ndryshimin e ligjit zgjedhor

0

Kryetari i Forcës Nazif Cungu i ka dërguar letër partive parlamentare në Mal të Zi, me kërkesë që të shqyrtohet ndryshimi i ligjit aktual zgjedhor, i cili është diskriminues ndaj partive shqiptare. Sipas ligjit aktual mandati i shqiptarëve qëllon të jetë më i shtrenjtë se i partive tjera, për të cilin nevojiten rreth 6.000 vota, kurse mesatarja për partitë tjera është rreth 4000.

Deputeti Genci Nimanbegu ka thënë për “Vijesti” se ky është momenti që të tregohet niveli demokratik i partive politike për ndryshimin e këtij ligji. Mendim të ngjashëm ka shprehur edhe deputeti Nik Gjeloshaj, i cili tha se kjo kërkesë e partive shqiptare është dërguar që pre fillimit të negociatave në mes pozitës dhe opozitës, në të cilën nuk është ngulur këmbë me qëllim që të mos pengohet arritja e marrëveshjes, por që ndryshimi i ligjit është hap më se i nevojshëm.

Kjo kërkesë , sipas deklaratave të atëhershme të kryetarit të Forcës Nazif Cungut, ka pasur edhe përkrahjen deklarative të partive të pozitës, por dhe të disa partive opozitare.