Forca: Nuk lejojmë as kryetarët as rojet të abuzojnë me paratë e popullit

    0

    Forca e re Demokratike ka dërguar një kumtesë për media pas deklaratave të djeshme nga koalicioni “Me një qëllim” në drejtim të kësaj partie. Kumtesën po  japim të plotë.

    “Ndonëse shpresuam që politika të reflektonte dhe të distancohej nga ky veprim, ndodhi e kundërta. Por, thonë që i mbyturi të mbyt, e mesa duket aferat korruptive të Fatmir Gjekës po mbysin dhe vet koalicionin e “aferave” që në embrion të tij. Që ky koalicion ka një qëllim, kjo dihet, dhe qëllimi tij i vetëm është hapja e gropave për qytetarët e vendit.

    E kuptueshme që i’u duket çudi, që kryetari i Partisë vendos mos të jetë në krye të listës, pasi ata janë mësuar të shohin partinë si pronë private që shërben për të vjedhur shtetin dhe qytetarët. Forca faktikisht me këtë dëshmon se është një organizatë e mirefilltë politike ku kuadrove më të mirë i’u jepet mundësia të garojnë, e jo një kompani fitimprurëse në shërbim të kryetarit sikurse është rasti i PD-së.

    Por për të shmangur çështjen e korrupsionit në sy të publikut merren me listen tonë. Fakt është se dokumentacioni i përcjell për mediat nga Komuna e Ulqinit, është i shkruar me të zezë mbi të bardhë, me firm e me vulë, se ish-kryetari Gjeka, ka abuzuar me pushtetin për qëllime votash dhe aferash korruptive.

    Kjo nuk bëhet as për hakmarrje e as për inate personale, por kurrësesi ne nuk mund të fshehim përpara popullit dhe organeve kompetente të palarat e një ish-kryetari të papërgjegjshëm i cili ka lënë me muaj të tërë pa paguar rrogat e punëtoreve, paushqyer fëmijët e tyre, pa paguar kontributet për të ardhmen e tyre, pa financuar sportin e të rinjve tanë, pa ruajtur dhe shtyrë përpara traditën tonë kulturore, pa kontribuar për shoqërinë civile, e kështu me radh për zhvillimin e mëtejshëm social-ekonomik të qytetit.

    Këtu nuk bëhet vetëm fjalë për ndëshkim me votë për një individ të papërgjegjshëm që i ka dhënë provat se nuk kujdeset për interesat e popullit të tij, këtu bëhet fjalë për një ish-funksionar shtetëror që me vullnet të plotë anashkalon tenderat publik dhe dispozitat ligjore në fuqi, duke shaktuar një dëm kolosal ekonomik, jo vetëm për Komunën, por për gjithë qytetarët e ndershëm të Ulqinit. Ndaj, ne, me përgjegjësi të plotë institucionale, profesionale dhe morale, i bëjmë thirrje organeve ligjzbatuese të marrin masa të menjëhershme për vendosjen në vend të drejtësisë.

    Komuna e Ulqinit është në krye të detyrës dhe nuk do të lejojë kurrë, këdoqoftë, nga kryetari deri tek roja i Komunës, që të mund të abuzoj me parat e taksapaguesve të komunës sonë. Ne jemi të vendosur për të nxjerr përpara drejtësisë këdo që abuzon me ndershmërinë dhe besimin e shqiptarëve.

    Zyra e Mediave
    Partia Forca e Re Demokratike “