Forca: Ndërtimi i ashensorit në Kala i jep fund koalicionit

1

Në konferencën për shtyp të mbajtur sot në ora 12.00, kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, tha se ky subjekt politik nuk do të lejojë në asnjë mënyrë devastimin e Kalasë si monument kulturoro-historik, dhe se ndërtimi i liftit në lokacionin e paraparë i jep fund mbështetjes së kësaj partie për kryetarin Gjeka.

Deklaratën për media po e japim në terësi.

 

 

 

 

FORCA E RE DEMOKRATIKE

 

Nr.    229/15

Ulqin,13.10.2015

 

                                                    KRYETARIT TË KOMUNËS                                                                                             z. FATMIR GJEKA

 

 

LËNDA: REALIZIMI I KONKURSIT PËR  ZONAT URBANISTIKE NË RANË

 

Siç  Ju kemi njoftuar, gojarisht disa here, dhe pastaj edhe me shkrim,  për Forcën e re demokratike, mbrojtja e monumenteve kulturo historike, është pjesë programore dhe jemi të vendosur të ndalim devastimin e çdo objekti cili ka të bëjë me trashëgimine tonë kulturore.

Ne shkresën tonë të datës 10.06.2015. ju kemi njoftuar me arsyet e Forcës te cilat na shtyejn të  jemi rreptësisht kundër realizimit të propozimit te Komisionit, në krye te cilit ishit Ju personalisht e që ka vendosur për ndërtimin e ashensorit në Kala në një lokacion plotësisht te gabuar.

Komisioni për ankesa për punë publike, ka hedhur poshtë, vendimin tuaj, me të cilin keni provuar te anuloni vendimin e Komisionit, në krye te se cilit ishit vet Ju. E tërë kjo procedurë ishte e panevojshme pasi që edhe Sekretari për urbanizëm është distancuar nga vendimi i Komisionit tuaj të cilin e keni formuar pa konsultime me partnerët e koalicionit.

Nuk e kemi te qartë si keni pranuar një zgjidhje te tillë edhe para faktit që ekspertet e huaj, para institucioneve ndërkombëtare, qartë dhe haptas janë shprehur kundër këtij lokacioni për lift në Kala. Jemi të sigurtë që edhe në subjektin e juaj politik pajtohen me qëndrimet tona dhe së bashku me ne do të mbrojn Kalanë tonë mijëvjecare.

Për shkak të opinionit të gjërë, kam obligim që të bëj publike, atë çka jeni edhe ju ne dijeni, pasi që para te gjithëve  i dispononi këto dokumente, qëndrimet e shprehura në studimet zyrtare. Këto dokumenta i keni pasë në dispozicion para se keni nënshkruar vendimin.

Veçoi studimin e asociacionit ICOMOS te Francës që është një ndër dy  Këshillat  kryesor te Komitetit botërorë për trashëgimi te UNESCO-s. Ne emër te këtij Këshilli, me datën 05 maj te këtij viti, ne Ulqin, z-ni Benxhamin Mutona si udhëheqës i këtij projekti që ka zgjatur dy vite, ka bërë prezantimin e studimit ku në mënyrë decide ka konstatuar se:
„Objekti modern prej betonit që është ndërtuar pas vitit 2000, i cili përmban konstruksionin metalik për lift dhe që është i mbështetur në shkamin (e Kalasë), ështe ndërtuar në lokacion të gabuar dhe kjo prish formën autentike dhe  ky objekt duhet të hiqet“

 Në studimin e prezantuar janë dhënë edhe propozimet si mund të ndërtohet  dhe cilat janë lokacionet ku mund të ndërtohet lifti ose liftat.

Pa pëlqimin e Këshillit te ICOMOS, Kalaja nuk mund të bëhet pjesë e UNESCO-s.

Dokumenti i dytë që anulon mundësine e ndërtimit te liftit ne atë lokacion është Studimi i institutit SITI prej Italisë, i cili ndihmon Ministrinë e kulturës se Malit te Zi për vlerësimin e mundësisë te përfshirjes në UNESCO të objekteve në Ulqin, Kotorr dhe Herceg Novi.

Ky Institut  konstatoi:

“Njëri prej elementeve kritik është konstruksioni metalik i ashensorit, struktura e të cilit nuk përputhet me Kalanë e Ulqinit dhe është me shije të keqe me të cilën do të humbasë autenticitetin e vet të monumentit kulturo-historik”  

Në fund të konstatimit thuhet se është fat që ndërtimi i këtij ashensori është ndaluar dhe ka ende vend që kjo padrejtësi të korrigjohet dhe vetëm me ndihmën e eksperteve të ICOMOS”

Për këtë, nëse duam që të jemi pjesë e listës së UNESCO, dhe ne duam, duhemi që së bashku me institucionet shtetërore të Malit të Zi të ndalojmë devastimin e këtij monumenti, të vjetër më shumë se 25 shekuj dhe ku bartësit kryesorë janë Komuna e Ulqinit dhe Ministria kulturës, dhe për këtë  nga ato presim masa urgjente për mbrojtjen e këtij monumenti kulturo-historik.

Me bllokimin e procedurës për ashensor njëkohësisht keni bllokuar edhe mundësin e fillimit të ndërtimit të objekteve afariste – hotelierike në Ranë, pra zbatimin komplet të Projektit urbanistik në Ranë.

I nderuari Kryetar Fatmir Gjeka,

 Nëse urgjentisht nuk do te merrni masa konkrete për të ndalur aktivitetet për ndërtimin e ashensorit ne lokacion ku e keni paraparë,ju njoftoj se Forca e re demokratike do ta rishqyrtojë përkrahjen për emërimin tuaj në postin e Kryetarit të Komunës .

Hapja e rrugës legale për ndërtimin e objekteve afariste në Ranë është edhe një fakt jo me më pak rëndësi për vazhdimin e përkrahjes tonë.

 

 

  Kryetar

Nazif Cungu

 

1 Koment

Comments are closed.