Kumtese për opinion – FORCA
Ministria e Financave refuzoi kërkesën e kompanise „MN Invest” për ndërrimin e tokës së Valdanosit për tokën në Nikshiq
Forca e Re Demokratike, me kënaqësi lajmëron opinionin e gjërë që Ministria e Financave e Malit të Zi më 16.10.2018 ka refuzuar kërkesën e kompanisë „MN Invest” lidhur përndërrimin e një pjese të Valdanosit, Ulqin për tokën nëNikshiq.
Në arsyetimin e vet, ministri i referohet shkresës të cilën ia ka nisur Komuna e Ulqinit në të cilën listohen arsyet përrefuzimin e një kërkese të këtillë.
Ju rikujtojmë që lajmin për këtë kërkesë për ndërrimin e tokëse bëri të ditur kryetari i Kuvendit të Ulqini në takimin me ullishtarët më 5 tetor. Ka pasuar reagimi i opinionit publik dhereagimi zyrtar i Sekretarit për Urbanizëm dhe RregullimHapsinor z. Mehmet Milla dhe Komunës së Ulqinit.
Shërbimi i Medias i Forcës së Re Demokratike