Mesazh urimi me rastin e përvjetorit të shtatë të pavarsisë së Kosovës, ka dërguar edhe kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu. Në të thuhet:
E nderuara presidente Jahjaga
Me rastin e festës së shpalljes së pavarësisë së shtetit të Kosovës, festës së madhe për të gjithë shqipëtarët, pranoni urimet më të përzemërta Ju personalisht dhe i gjithë populli i Kosovës. Në emrin tim personal dhe në emër të Forcës së Re Demokratike ju përgëzoj për këtë festë të madhe të shtetit të Kosovës.
Me respekt,
Kryetari i Forcës
Nazif Cungu