FORCA E RE DEMOKRATIKE-ULQIN
I nderuar z. Nishani,
I nderuari z. Rama,
I nderuari z.De Biazi,
I nderuaru z. Duka
Të nderuarë lojtarë të Kombëtares,
Me kënaqësi të madhe nga Ulqini e kemi përcjellur ndeshjen historike të fudbollit shqiptar, e aq më tepër na bëri krenar kur ajo u kurorëzua me fitore e cila kombëtares i siguroi kualifikimin e shumepritur në Europianin 2016.
Është moment i madh për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kur Kombëtarja arriti që pas 70 vitesh themelimi, të jetë skuadra e parë që arrin të kualifikohet në një kampionat kaq të madh.
Dëshiroj të përgëzoj në radhë të parë të gjithë lojtarët, si dhe tërë stafin i cili tregoi një organizim të shkëlqyeshëm.
Prandaj, në emër të Forcës së Re Demokratike, dhe në emrin tim personal ju uroj fitoren e madhe duke ju premtuar se Ulqini çdohere do të jetë në përkrahjen tuaj.
Ju dëshirojmë fitore dhe suksese gjatë Europianit 2016 i cili do të luhet në Francë, ne do të krenohemi me JU.
Me respekt,
Nazif Cungu
Kryetar i Forcës së Re Demokratike