Forca: Mesazh ngushëllimi ambasadës turke në Podgoricë

0

Me rastin e tragjedisë që ndodhi dje në Ankara, ku mbetën të vdekur mbi 90 vetë si rezultat i sulmeve me bombë, kryetari i Forcës Nazif Cungu i ka dërguar mesazh ngushëllimi ambasadorit të Turqisë në Podgoricë z. Serhat Galip.

 

“                             Ekselenca juaj z. Galip

 

Me rastin e tragjedisë e cila ndodhi përballë stacionit hekurudhor në Ankara, në emrin tim dhe të partisë, shpreh ngushëllimet më të thella dhe pikëllim për të gjitha viktimat.

Rastet e fundit në Turqi janë goditje ndaj demokracisë, jo vetëm për shtetin tuaj por për të gjithë rajonin, dhe ndajmë dhembshmëri të thellë me vuajtjet dhe humbjet e popullit tuaj.

Me respekt,

Kryetari ,

Nazif Cungu