Forca: Mesazh mbështetjeje për pushtetin e zgjedhur nga populli

1

Forca e Re Demokratike i ka dërguar mesazh mbështetjeje ambasadës turke në Podgoricë, me rastin e tentativës për grudht shteti në këtë vend. Mesazhin i plotë është si më poshtë:
I nderuari Ambasador E.J. zotëri Serhat Galip
Me keqardhje i përjetuam çastet e ngjarjeve të fundit në Turqi, të cilat kanë tronditur tërë botën.

Më lejoni që në emër të popullit të cilin përfaqësoj, dhe në emrin tim personal të shpreh shqetësimin dhe vullnetin që në këto momente të vështira, të jemi pranë jush dhe pranë botës demokratike turke të cilën e qeverisë z. Erdogan, për të mposhtur vlerat negative të tentativave qëllimkëqija.

Turqia është shtet I fuqishëm dhe pas ballafaqimit me këtë sfidë serioze, do të vazhdojë të krijojë shtetin dhe institucionet edhe më të forta. Dëshirojmë që sistemi demokratik I qeverisë së Turqisë të vendosë sa më parë stabilitetin në funksionimin e shtetit.
Me respekt,

Nazif Cungu

Kryetar i Komunës së Ulqinit

Kryetar i Forcës së Re Demokratike

 

1 Koment

  1. Nazif, ja fute Po…… nuk ke lidhje se cka ka ndodhur, dhe ku qendron prapavija e asaj cka u ba. Mbaj mbeshtejet per vehte, merru me sezonin turistik, me Shasin e ranen se aty je ne terrenin tand.

Comments are closed.