FORCA mbajti tubimin qendror në sallën e mbushur përplot (video)

0

Forca e Re Demokratike mbajti tubimin qendror në sallën e Qendrës për Kulturë, e cila ishte e vogël që të pranonte të gjithë simpatizuesit që kishin ardhur.

Në tubim u prezantuan kandidatët tashmë të njohur për këshilltar të kësaj partie, të cilët në fjalimet e veta përcollën mesazhet se ky subjekt politik është alternativa më e mirë në zgjedhjet e 4 shkurtit.

Në tubim folën edhe nënkryetari Genci Nimanbegu dhe kryetari Nazif Cungu, të cilët vecuan se lista e Forcës është e përbërë nga persona kompetent dhe të ndershëm, cka garanton që Komuna e Ulqinit do të jetë në duar të sigurta.

Ato u bënë thirrje qytetatëve që tu japin besimin dhe me 4 shkurt të votojnë numrin 5.