Forca i kërkon Gjekës: Ku janë sendet e blera me 31.125 euro?

0

 Kumtesë nga konferenca për shtyp

Një person i njohur për masakrim të buxhetit komunal, tejkalim kompetencash, shkelje të rënda në shpenzimin e parasë publike, degradim të plotë në të gjitha sferat, krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës zyrtare, po përpiqet të na mbajë ligjërata se si duhet të punojmë dhe të funksionojmë duke mjegulluar realitetin politik.

Fatkeqësisht kemi punë me një mashtrues që me siguri në trojet tona nuk do të vijë as për 50 vitet e ardhshme.

Kërkesa e Partisë Demokratike dërguar kuvendit komunal të Ulqinit, e cila propozoi që si pjesë e Llogarisë përfundimtare e Buxhetit për vitin 2016, ti bashkangjitet edhe përfundimi mbi shlyerjen e pajisjeve fikse dhe inventarit siç janë (dhoma pritjeje, garniturat, pajisjet për klimatizim, tavolinat, karrigat, celularet etj.) të munguara në shumën prej 31.125,80 euro është skandal i paparë në historinë e Ulqinit.

Të nderuar qytetar, kjo është fotografia më e mirë e abuzimit dhe keqpërdorimit të buxhetit komunal.

Rasti i fundit në mbledhjen e kuvendit komunal është vetëm një nga shkeljet dhe skandalet e radhes, sepse këto manipulanta kanë keqpërdorur çdo segment të buxhetit te komunës së Ulqinit i cili u takon qytetarëve, e jo keqpërdoruesve siç janë Fatmir Gjeka dhe disa nga këshilltarët e tij.

Ne pyesim Gjekën: ku ndodhen pajisjet dhe inventari në vlerën prej 31.125,80 euro i cili asnjëherë nuk ka hyrë në Komunën e Ulqinit, e fakturat e të cilit rregullisht janë nënshkruar dhe protokolluar nga ai vete.

Pasi që kemi të bëjmë me elemente të krimit të organizuar, apeloj tek të gjitha organet kompetente që të merren seriozisht me këtë çështje dhe ta kryejnë detyrën e vet, ndërsa Prokurorinë shtetërore e ftoj të deklarohet lidhur me këtë fenomen.

Dëshirojë të ju informoi që Komuna e Ulqinit gjatë ditëve të ardhshme do të ju njoftoi për te gjitha shkeljet dhe praktikat korruptive veç e veç.

 

Anëtar i KQ – FORCA

Arian Murati