Forca: Jemi rreptësisht kundër hedhjes së mbeturinave në Krruç

1

Forca e Re Demokratike ka dërguar një deklaratë për media në të cilë thuhet se kjo parti nuk e përkrah vendimin e për hedhjen e mbeturinave nga kolektorët e Budvës në deponinë Hije në Krruç.

Ky subjekt politik e quan nënshkrimin e kontratës për hedhjen e këtyre mberutinave me Komunën e Budvës nga kryetari  Fatmir Gjeka si hap të gabuar, dhe kërkon anullimin e menjëhershëm të saj.

Forca një kohë të gjatë ka luftuar që të mbyllet deponija në Krruç dhe të bëhet revitalizimi i zonës, prandaj çdo vendim i kundërt me këtë është i papranueshëm për këtë parti, thuhet në deklaratën e Forcës së Re Demokratike.

1 Koment

Comments are closed.