Forca: Gjeka po mundon të mbulojë keqpërdorimet masive

0

Reagim në artikullin e gazetës Vijesti “Gjeka shkarkon kuadrot e Forcës” , datë 22.02.2016

 

Ish-kryetari Gjeka, i njohur tashmë si kampion i papërgjegjshmërisë, paaftësisë dhe i korrupsionit,  vazhdon me sjellljet e veta skandaloze dhe të turpshme, të panjohura në demokracinë moderne të komunës sonë. Njeriu mendon se është i dërguar nga Perëndia, dhe se gëzon të drejtën e trashigimisë në postin e kryetarit. I njohur si zyrtar i cili me veprime personale ka shkatërruar dikur ndërmarrjen më të shëndetshme “Ujësjellës Kanalizime” , puna e të cilit tani po kontrollohet edhe nga prokurori i shtetit, këtë praktikë e vazhdoi edhe gjatë ushtrimit të funksionit të Kryetarit të Komunës.

Vendimi i fundit, nga rradha e gjatë e vendimeve skandaloze të Gjekës, është ai për shkarkimin e tre krerëve të vetëqeverisjes lokale nga rradhët e Forcës. Edhe pse është e qartë se ky vendim është në kundërshtim me ligjin, ish-kryetari me vetëdije shkel ligjin, edhe pse veprimet e tija do ti shkaktojnë dëm të konsiderueshëm buxhetit të Komunës . Por nga dikush që ndodhet në gjendje paniku dhe kllapie politike as nuk pritet diçka tjetër. Me këto veprime ai po përpiqet të tërheq vëmendjen nga skandalet e shumta të korrupsionit që janë të lidhura me emrin e tij, blerja e votave me mjetet buxhetore dhe nënshkrimi i llogarive fiktive me të cilat kërkon të mbulojë aktivitetet e tija të paligjshme. Ne e kemi të qartë se qëllimi i vetëm i këtyre shkarkimeve është mbulimi i keqpërdorimeve të tija dhe shpenzimi pa kriter i mjeteve buxhetore.

I sugjerojmë ish-kryetarit që të reflektojë mirë për veprimet e veta, për të cilat ne jemi thellësisht të bindur se nuk kanë mbështetje as nga kolegët e partisë së tij, dhe se do të informojmë të gjitha institucionet relevante shtetërore në lidhje me këto veprime. Gjithashtu duam ti bëjmë me dije se akte të tilla nuk kanë kurrëfarë ndikimi në politikën e Forcës, përkundrazi, na tregojnë se gjatë gjithë kohës kemi pasur të drejtë dhe se Gjeka tashmë është ish-kryetar!

 

Shërmimi për informim

Forca e Re Demokratike