Forca: Formohet grupi i punës për zgjidhjen e çështjes së Valdanosit

0

Kumtesë për opinion

Ulqin, 29.07.2015

 

Kryetari i Forcës Nazif Cungu ka organizuar sot mbledhjen me përfaqësuesit e Shoqatës për kthimin e pronës me qëllim të përgatitjes së Propozimit për zgjedhjen juridike të pronësisë së ullishtës së Valdanosit në përputhshmëri me Aneksin 2 të marrëveshtjes së nënshkruar me Kryeministrin Millo Gjukanoviq.

Në mbledhjen e përmendur është formuar grupi punues në krye me Kryetarin e Forcës Nazif Cungun.

Në grupin punues janë zgjedhur edhe anëtarët e tjerë siç vijon:

Luka –Batko Gjakonoviq-Kryetar i Shoqatës për kthimin e pronave

Xhemal Peroviq –Kryetar i OJQ„Mogul“

Fikret Katana –Kryetar i Shoqatës së ullishtarëve

Në grupin punues janë të kyçur edhe përfaqësuesit e Komunës së Ulqinit.

Poashtu është formuar edhe trupi i posaçëm punues i përbëre nga një grup juristësh, në krye me avokatin Mustafa Çapuni, i cili do të përgatisë Draft propozimin.

Mbledhja e radhës do të organizohet deri në fund të javës së ardhshme.

 

Shërbimi për informim i Forcës