Forca: Fillojnë përgatitjet për hapjen e tenderit për hotel në Plazhin e Madh

0

Sot në Podgoricë Ministri i turizmit dhe regullimit hapsinor Branimir Gvozdenoviq,mbajti takim me kryetarin e Forcës Nazif Cungun, në lidhje me pergaditjet për hapjen e tenderit për ndërtimin e një hoteli në Plazhin e madh dhe hapjen e tenderit për ndërtimin e Marinës në Port Milenë.

Shpresohet se tenderët do të hapen deri në fund të muajit nëntor të këtij viti. Në pergaditjet e procedurave do të marrë pjesë edhe NP Të Mirat Detare.
Gjithashtu është diskutuar për përgaditjen e dokumentacionit për marinën në Lima që kërkon kohë më të gjatë.
Një temë diskutimi e vecantë ishte problematika e kalimit kufitar në Sukubinë. Ky kalim është bërë pengesë e madhe për fluksin e madh të turistëve gjatë sezonit turistik.
Ministri Gvozdenoviq ishte i njoftuar me këtë problematikë dhe premtoi angazhimin e tij personal në formimin e kushteve me të mira në këtë pikë të rëndësishme.
Disa drejtor të Drejtorijateve,që ishin të pranishëm,u obliguan që do të përshpejtojnë procedurat dhe përgatisin dokumentacionet e duhura.
Në takim mori pjesë edhe Kryetari i Keshillit i te Mirave Detare Xhaudet Cakuli, si dhe deputeti Genci Nimanbegu.
Sherbimi informativ i Forcës
Ulqin