FORCA falenderon votuesit për përkrahjen

0

Konferencë për media

Të nderuar qytetarë të Komunës së Ulqinit,

 

Me rastin e zgjedhjeve lokale të sapo përfunduara, dëshiroj të shpreh kënaqësinë me rezultatet e arritura. Vlerësojmë se numri i votave dhe mandateve të fituara të Forcës është një fitore e madhe e opcionit tonë politik.

Kjo na jep të drejtë që edhe njëherë t’ju vërtetojmë votuesve tanë, dhe jo vetëm atyre, por të gjithë qytetarëve të Komunës së Ulqinit, se do të vazhdojmë me politikën tonë e cila bazohet në Planin Strategjik të zhvillimit të Komunës së Ulqinit dhe në orientimet programore të Forcës.

Do të vazhdojmë gjatë 4 viteve të ardhshme të përmirësojmë vetëqeverisjen lokale, do të vazhdojmë realizimin e investimeve kapitale të projektuara të cilat janë të shumta, si dhe me projekte të reja zhvillimore të shumëpritura.

 

Duke përkrahur Forcën, e cila ka vërtetuar statusin e partisë më të fortë shqiptare, partisë me rritjen më të madhe në komunën e Ulqinit dhe të partisë më të fortë në komunën e Ulqinit, qytetarët kanë treguar se besojnë në politikën tone konsistente dhe se kandidatët tonë për këshilltarë, me kapacitetet e veta dhe rezultatet e arritura, janë opcioni më i mirë për realizimin e aspiratave dhe pritshmërive të tyre.
Dëshiroj që edhe publikisht t’u falënderohem aktivistëve tanë të shumtë për një ushtrim të një fushate korrekte, e cila kishte vetëm tone pozitive.

Duhet të theksoj se, fatkeqësisht, ka pasur edhe dukuri negative të cilat kanë shënuar këtë fushatë politike në komunë.

Qytetarët ishin të ekspozuar presioneve të ndryshme, të cilat kanë ndikuar negativisht në mundësinë e përzgjedhjes së lire tyre.

Ne u kemi tërhequr vërejtjen votuesve të jenë vigjilent ndaj këtyre presioneve. Pëveç kësaj, vlerësojmë se thirrja jonë për monitorimin e zgjedhjeve të drejtuara misioneve diplomatike, Misionit europian, OEBS-it dhe organizatave joqeveritare, ka kontribuar që sado pak presionet të zbuten.
E vërtetoj vendosmërinë tonë që demokracia duhet të mbrohet nga ndikimet negative dhe dëshiroj të theksoj se për këtë do të përdorim të gjitha mundësitë demokratike dhe ligjore.

Anëtarëve dhe votuesve të Forcës edhe njëherë ju shpreh falënderimin më të madh për punën e tyre të të palodhshme, duke i bindur se kënaqësia jonë, por edhe e tyre, do të jetë çdo ditë e më e madhe, duke u realizuar qëllimet tona programore, gjegjësisht premtimet parazgjedhore.