Forca e Re Demokratike: Zjarri në ullishtë, vepër mizore ndaj pasurisë shekullore

0

FORCA E RE DEMOKRATIKE – KUMTESË PËR OPINION

VEPËR MIZORE NDAJ PASURISË SHEKULLORE

Zjarri i shpërthyer në Bashbylyk të mërkurën me 26 shtatorë, ku numri i ullinjëve të shkrumuar po i afrohet numrit një mijë, ka shkaktuar një situatë tejet të rëndë dhe tensionuese tek të gjithë qytetarët e Ulqinit e posaçërisht tek pronarët e ullishtës shumëvjeçare nga e cila kanë pasur egzistencën sociale me vite dhe gjenerata të tëra.
Shprehim keqardhje të thellë për këtë tragjedi të pasurive familjare dhe natyrore e cila na lidhë tradicionalisht, ekonomikisht dhe emocionalisht. Ullishta çdoherë ishte dhe do të mbetet simbol i banorëve të Ulqinit, pasuri e cila ka rritur, shkolluar dhe martuar shumë gjenerata, dhe sot, për disa orë ata mbeten pa këtë pasuri, pa burimin kryesor të jetesës. Kjo është vërrtetë tejet e rëndë dhe e pafalshme.
I ftojmë organet kompetente që urgjentisht të marrin të gjitha masat e duhura me qëllim që sa më parë të zbardhet arsyeja e shpërthimit të zjarrit, kurse ndaj kryersit të kësaj vepre mizore të merren masat e duhura ligjore.
Poashtu duhet të shprehim mirënjohje të gjithë zjarrëfikësve, institucioneve dhe njerëzve vullnetarë që në mënyrë të palodhshme po përballohen me këtë fenomen të rrezikshem i cili ka asgjësuar me qindra ullinj shumëvjeçarë, dëmi i të cilëve do të ndihet edhe shumë gjatë ne ato familje.

Kryetari,
Nazif Cungu