Forca e Re Demokratike sot feston 10-vjetorin e themelimit

0

Partia më e madhe shqiptare nër Mal të Zi, Forca e Re Demokratike, sot ka mbushur plot dhjetë vjetë nga themelimi i saj.

Forca u themelua me 22.10.2005, si një organizatë e re politike e cila synonte një qasje ndryshe ndaj të bërit pushtet dhe politikës në përgjithësi. Në programin e vet qysh prej fillimit, Forca ka theksuar zhvillimin ekonomik të rajoneve ku jetojnë shqiptarët si qëllimin kryesor të aktivitetit të vet politik dhe kusht parësor për ndalimin e emigrimit masiv të shqiptarëve.

Gjithashtu, angazhim i posaçëm iu është kushtuar edhe problemeve politike dhe shoqërore jo vetëm të Ulqinit por edhe të komunave tjera ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, si Tuzi, Plava, Gucia, Tivari etj.

Me këtë rast, kryetari i Forcës Nazif Cungu, sonte do të japë një intervistë për TV Teuta në lidhje me ecurinë e kësaj partie politike prej themelimit të saj e deri në ditët e sotme.

Intervista është paraparë të fillojë në ora 21.00.