FORCA do të përkrah Gjukanoviq në zgjedhjet presidenciale

0

Këshilli Qëndror i Forcës së Re Demokratike ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të përkrah kandidatin e PDS-së , Millo Gjukanoviq, thuhet në kumtesën për media të kësaj partie.

Gjithashtu, kjo parti do të ndihmojë me infrastrukturën e vet partiake që Gjukanoviq të arrijë fitore në raundin e parë.