Fluks i jashtëzakonshëm në pikën kufitare Sukubinë-Muriqan

0

Pika kufitare e Sukubinës sonte ndodhet nën një fluks të madh të automjeteve, kryesisht emigrantë, që po udhëtojnë për në Shqipëri.

Nga zyrtarët e pikës kufitare po bëhet c’është e mundur për të përshpejtuar procedurën dhe mundësuar udhëtarëve të kalojnë sa më shpejt, mëson portali lajm.me.

Me këtë rast po shfrytëzohen edhe sportelet e anës shqiptare, sic mund të shihet edhe në foto.
Mediat e Shqipërisë njoftojnë edhe për kolona kilometrike në Milot, ku ka ardhur edhe deri te bllokimi total i komunikacionit.

Flukset e mëdhenj me rastin e festave të fundvitit janë të zakonshëm, por këtë vit numri i atyre që po kthehen në vendlindje për festim duket shumë më i madh se vitet e kaluara.