Floyd Mayweather fiton duelin e shekullit

0

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather ka fituar duelin e quajtur të shekullit në boks, duke mposhtur kështu boksierin filipinas, Manny Pacquiao.

Mayweather ka fituar me vendim unanim të gjyqtarëve, pasi të dy boksierët qëndruan deri në fund të 12 raundeve.

Floyd fitoi me rezultat 118:110, 116-112, 116-112 pasi të tre gjyqtarët ishin në anën e tij edhe pse të pranishmit në sallë nuk ishin shumë të lumtur me këtë vendim.

Floyd pas ndeshjes tha se ndjehet shumë krenar për këtë fitore dhe insistoi se babain e tij nuk do të ishte ky që është.

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore të vështirë, por kjo meritë i shkon babait të tim, pa të cilin nuk do të isha ky që jam”, tha Mayweather pas ndeshjes.

Ndërsa në anën tjetër Manny Pacquiao insistoi se Floyd nuk e meritoi këtë fitore pasi nuk bëri asgjë.

“Floyd nuk e meritoi këtë fitore. Ai nuk bëri asgjë gjatë tërë ndeshjes, pasi vetëm mbrohej dhe lëvizte nëpër ring”, tha Pacquiao.

 

Paquiao123