Flamuri shqiptar në Katërkollë ngjall reagimin e serbo-malazezve

1

Në objektin në të cilin ndodhej zyra e Forcë së Re Demokratike Katërkollë, vazhdon të valvitet flamuri shqiptar. Kjo ka ngjallur reagimin e mediave serbo-malazeze, gjegjësisht gazetës “Dan”, e cila sot ka dalur me një artikull dhe foto të objektit në fjalë.

Në lidhje me këtë ato i janë drejtuar policisë, por nuk kanë marrë përgjigje se a ka pasur veprime ndaj këtij akti, që sic thoë gazeta, shkel normat ligjore të Malit të Zi.

Ato poashtu ankohen se nuk kanë marrë përgjigje nga policia as për ngritjen e flamurit shqiptar në Rumi gjatë daljes së organizuar nga Shoqata e Bjeshkatarëve “Rumia”.

1 Koment

Comments are closed.