Fillon votimi në SHBA: Clinton apo Trump?

0

Procesi i votimit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka fillluar në orën 6.00 të mëngjesit sipas kohës lokale, dhe do të zgjasë deri në orën 19.00.

Dy kandidatët Hillary Clinton dhe Donald Trump, pas një fushate mjaft të “pistë” dhe kontroverse , u kanë bërë thirrje votuesve që të përkrahin politikën e bashkëpunimit dhe jo atë të përçarjes (Clinton), ose atë të fuqizimit dhe çlirimit nga ndikimet e huaja (Trump).

Nëse fiton, Hillary Clinton do të jetë gruaja e parë  presidente e Amerikës, duke pasuar afroamerikanin e parë në këtë post, Barack Obamën.

Trump nga ana e tij ka pas vete një ushtri të tërë votuesish të bardhë nga viset rurale, të cilët për problemet e veta kryesisht fajsojnë emigrantët e huaj ndaj të cilëve kanë edhe tendenca mjaft raciste.

Edhe pse Clinton paraqet një person më stabël dhe me më shumë përvojë në politikë, jo popullariteti i saj i ka dhënë Trump shans për fitore, çka para një viti konsiderohej si e pamundur.

Duket se gjithçka do të zgjidhet në shtetet të cilët shpesh ndryshojnë qasjen e tyre, si majtas ashtu edhe djathtas. Ndër to më të rëndësishmit janë Ohaio, Florida, Pensilvania dhe New Hempshire. P.sh. Obama në vitin 2008 fitoi bindshëm në Ohio ndaj republikanit John McCain, por humbi 4 vite më pas ndaj Mit Romney-t.  Edhe Nevada dhe North Carolina konsiderohen si shtete të paparishikueshme në këto zgjedhje, pasi diferenca në mes kandidatëve ësht mjaft e ngushtë.

Megjithse në shtetet e tjera parashikohet që të vazhdohet me përkrahjen tradicionale të njërës apo tjetres palë, nuk përjashtohen as surprizat e mundshme. Kjo sidomos mund të ndodhë në Michigan, ku Clinton nuk e ka të sigurt fitoren, kurse Trump mund të humbas në Arizona, shtet tradicionalisht republikan.

Agjensitë që e anketimeve publike i japin përparësi prej 3 pikësh Hillary Clinton, por ky avatantazh nuk është i mjaftueshëm për një garë të qetë.

Gjithsesi, rezultatet e para do të fillojnë të mbërrijnë shpejt pas mbylljes së vendvotimeve, kur opinioni mbaërbotëror do të mësojë se kush do ta udhëheq superfuqinë botërore në katër vitet e ardhshme.