Fillon vendosja e shtyllave për rregullimin e parkimit

1

Sekretari i Sekretariatit për Veprimtari Komunale, Avdulla Dervishi, deklaroi për portalin tone se së shpejti fillon vendosja e shtyllave në trotuaret e bulevardit Gj.K. Skenderbeu, të cilat do të mundësojnë rregullimin e parkimit në këtë zonë.

Këto shtylla prej metali do të vendosen në trotuarët prej unazës në maje të pazarit e deri tek market “Roda”, dhe do të ndihmojnë mjaft në qarkullimin sa më të lehtë të këmbësorëve.

Firma që do të kryej punimet është “Astra Company” kurse vlera e komplet punës kap shifrën e 10.000 eurove.

1 Koment

  1. Prapë I njejti gabim të cilin e kanë bëre I ndjeri Fuad Nimani me drejtorin e atëhershem e UBA – s Genc Nimanbegu. Prapë do shohim pleq duke ra përmbi shtulla edhe automjete të shtrejt duke kandandsur. Nuk e kemi ne as morfologjin e terenit e as kalushëmerin e akseve rrugore te njejta si në një qytet në rrafshinë. Me mire keto 10 000 euro ti kishin shfrytzuar per te bere rampin per tu ulë në Prru edhe kishim fitu afro 750 parking vende të reja. Cdo 10 vite të njejta gabime jena duke berë. Katastrof !

Comments are closed.