Fillon puna e ndërmarrjes sociale

0

Në kuadër të projektit IPA “Sektori i tretë i zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Mal të Zi”, pasnesër, më 29 tetor, do të bëhet nënshkrimi i kontratës për fillimin e punës së Ndërmarrjes Sociale.

OJQ-ja “ E drejta për jetë” në prill të këtij viti ka marrë një grant që synon punësimin e dy të rinjve të qytetit tonë me aftësi të kufizuara. Si pjesë e projektit është parashikuar trajnimi teorik dhe praktik me synim të kualifikimit për punë të pavarur në ndërmarrjen sociale.

Ceremonia solemne do të mbahet të mërkurën, më datë 29 tetor, në ora 11.00 në ambientet e OJQ-së “E drejta për jetë”.