Fillon mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ulqinit

0

Mbledhja  e tretë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Ulqinit ka filluar punën sot në ora 10:00. Kryetari i Komunës e ka tërhequr pikën e dytë nga rendi i ditës i planifikuar, që kishte të bënte me propozimin për lirimin e pagesës së kompensimit për akua park, për shkak të dilemave që këshilltarët kanë shprehur në kolegjiumin e Kryetarit të Kuvendit lidhur me lirimin nga pagesa para hapjes së tenderit.

Rrjedhimisht, pikat e rendit të ditës për ditën e sotme janë:

  1. Propozimi i Plotësimit të Tretë të Planit të Objekteve të Përkohshme për vitin 2014
  2. Projekt Plani Hapësinor i Komunës së Ulqinit