Fillon marshi kundër terrorizmit në Paris (foto/video)

0

Marshi kundër terrorizmit i cili pritet të grumbullojë mbi 1 milionë njerëz si dhe kryetarët e shteteve nga i gjithe bota, ka filluar në Paris.

Delegacione të perfaqsuar nga udhëheqësit politik por edhe fetarë nga të gjitha fetë janë bashkuar në marshin kundër terrorizmit dhe në mbeshtetje të Frances pas tragjedisë që ndodhi ditën e merkurë.

Në marsh janë të pranishem edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ministri i jashtëm i Malit te Zi Igor Llukshiq, kurse Kosovën e përfaqëson presidentja Jahjaga the zv. kryeministri Thaci.

Në delegacionin e Kryeministrit Rama do të jenë edhe përfaqsuesit e katër feve zyrtare në Shqiperi, si simbil i tolerancës dhe mirëkuptimit. Mështetje për luftën kundër terrorizmit nga politikanët shqiptarë ka pasur edhe në rrjetet sociale si dhe në telegramet e ngushëllimit derguar ambasadave në vendet përkatëse.

Në krye të marshit do të jenë familjarët e viktimave.