Fillon heqja rërës nga Njalli (kacema)

0

Heqja e prurjeve të rërës nga Njalli (kacema) ka filluar dhe do të vazhdojë edhe të paktën në 20 ditët e ardhshëm.

Kompanitë e angazhuara për kryerjen e punimeve janë Montal DSD nga Podgorica dhe Ponpos nga Budva, puntorët e të cilave me makineritë speciale do të bëjnë largimin e rërës dhe thellimin e zonës.

Punimet kapin vlerën e 45.000 eurove dhe financohen nga të Mirat Detare.