Fillojnë punimet në rregullimin e “Plloçës”

0

Në vendin e njohur si “Plloça” , gjegjësisht rrugën Hafiz Ali Ulqinaku, filluan punimet për rregullimin e kësaj pjese e cila është ndër më të frekuentuarat në Ulqin. Punimet është duke i realizuar kompania Temko, dhe priten që ato të përfundojnë brënda një muaji. Mjetet për realizimin e këtij projekti janë siguruar nga Komuna e Ulqinit dhe arrijnë shifren e rreth 50 000 eurove. Kjo është vetëm faza e parë e projektit , pasi më vonë është parashikuar dhe rregullimi i anës tjetër.

Ky projekt fillimisht duhej të kryhej para sezonit turistik, por në tenderin e hapur në muajin maj nuk u paraqit asnjë kompani.