Filipoviq ngre padi ligjore ndaj Lamoviqit

0

Kryetari i Sindikatës komunale të Ulqinit, Vlladimir Filipoviq, ka paraqitur një ankesë penale kundër ish-kryetarit të kësaj sindikate Shefki Keko Ljamoviq sepse, siç thuhet,  ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm se gjatë dhe pas skadimit të mandatit të tij, ka kryer vepra penale për të cilat parashikohet ndjekje ligjore.

Siç thuhet në deklaratë, ankesa ka të bëjë me përfaqësim të rremë, raportimin të rremë, keqpërdorim të vulës dhe emrit të sindikatës, shpërdorim i pozitës zyrtare në lidhje me përdorimin e xhiro llogarisë dhe përvetësim të fondeve të kësaj organizate.

Sipas pretendimeve të tyre, ish-kryetari akoma vazhdon të paraqitet në mediat elektronike dhe të shkruara si kryetari i kësaj sindikate, edhe pas njoftimit se është shkarkuar nga ky funksion për shkak të pensionimit, dhe zgjedhjes së Filipoviqit si kryetar i ri, cka denigron imazhin e këtij institucioni, thuhet në mes tjerash në deklaratë.