Festivali Folklorik Mbarëkombëtar në Klinë : Sh.A “Tradita” përsërsi korrë sukses

0

Pas suksesit në FFKGJ 2015, sh.a. “Tradita” prezantohet denjësisht edhe në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar  “I këndojmë lirisë”Klinë të Kosovës.

Në këtë festival “Tradita” u korurzua me çmimin e dytë, çmimin e pare e mori Shkupi kurse të tretin Gjirokastra.

Sh.a. “Tradita” në konkurimin e saj u paraqit më këto pika: 1. Këngë mas krahu- Naxhije Popi, 2. Valle e kënduar ,,Nëpër mal nëpër Rumi” kushtuar luftës së Taraboshit të vitit 1912-1913, 3. Valle burrash, 4. Egzona Salaj interpretoj këngën ,, Ti e g’zofsh Kosovë lirinë ” me tekst të Ali Salaj.

Në festival morën pjesë 33 shoqëri kulturore, mbi 700 garues nga të gjitha trojet shqiptare.

Festivali është i 15-ti më rradhë dhe i kushtohet ditëlindjes së komandantit Mujë Krasniqi i cili thoshte se “dëshmorët kanë veç datëlindje”.