Festivalet më të mirë te gastronomisë në Europë

0

Dy muajt e parë të vitit karakterizohen edhe me zhvillimin e festivaleve të gastronomisë nëpër 5 qytete të njohura europiane.

St Moritz Gourmet Festival (Shën Moritz, Zvicër; prej 26-30 janar 2015)

Këtë vit Zvicra feston 150 vjetorin e turizmit dimëror dhe bën homazhe popullit anglez qe ishte i pari që filloi të vendos themelet për zhvillimin e pushimoreve dimërore në këtë territor. Pikërisht për shkak të kësaj, tema e këtij festivali do të jetë tradita britanike në bashkëpunim me disa nga kuzhinjerët më të mire të Britanisë së Madhe. St Moritz Gourmet Festival do të mbahet në Kempinski Grand Hotel des Bains dhe organizatorët premtojnë një program të pasur për të gjithë të pranishmit, me një sfond me majet malore te mbuluara nga dëbora.

gastro1
Gastrofestival (Madrid, Spanjë; prej 30 janar -15 shkurt 2015)

Ky do të jetë viti i pestë për gastrofestivalin e Madridit. Kjo ngjarje e madhe në Spanje tërheq shumë turista, i cili nuk karakterizohet vetëm si festival gastronomik, por në kuadër të tij, siç bëhet tradicionalisht, do jenë të hapura galeri dhe muze të shumtë, ku së bashku me restorante dhe bare, krijohet një festë e madhe e kulturës evropiane. Këtë vit, njoftohet se në festival do këtë më shumë se 400 pjesëmarrës.

gastro2
Milano Food & Wine Festival (Milan, Itali; 7-9 shkurt 2015)

Festivali i ushqimit në Milan është zakonisht i shkurtër, por sjell atmosfere të bukur duke ndërlidhur kuzhinën italiane, me ofertë të pafund te verërave italiane dhe me dezerte të ndrysme. Organizatorët e këtij viti premtojnë një program më të pasur deri më tani, kurse të gjithë pjesemarresit do ti argëtojnë 19 kuzhinjerë të nivelit të lartë nga i gjithë vendi.

gastro3

Eat! Berlin (Berlin, Gjermani; nga 23 shkurt – 1 mars 2015)

Festivali Eat! Berlin është relativisht i ri dhe njëri ndër atraksionet dimërore kryesore të kryeqytetit të Gjermanise. Pjesë e festivalit do jenë restorantet më të njohur, baret dhe bodrume vererash të Berlinit, kurse interesant është fakti që vëmendje e veçantë i kushtohet edhe kuzhinës vegjetariane, andaj për hir të kësaj do organizohen punëtori speciale për të gjithë të interesuarit.

gastro4

Food & Fun Festival (Reykjavik, Islandë; nga 25 shkurt – 1 mars 2015)

Pasi që rreth kuzhinës së Islandës nuk dihet pothuajse asgjë, ky festival konsiderohet si mënyre e mirë për ta paraqitur atë. Duke gjykuar nga emri, festivali ofron ushqim dhe argëtime së bashku me peisazhet e bukura të ishullit të veriut. Kuzhinjerët më të mirë përgatisin një menu që do të ofrohet për tre ditë nga të gjitha restorantet e qytetit, me ushqime të pergatitur në kuzhinat e tyre, nga  ato personalisht.

gastro5

Culinary Cinema (Berlin, Gjermani; prej 5-15 shkurt 2015)

Ky është një festival i madh dhe çdo vit në të shfaqen filma artistikë dhe dokumentarë që lidhen me ushqim. Pas paraqitjes së këtyre filmave, organizatorët përgatisin një darkë të shijshme në restorant Gropius Mirror në menun e të cilit gjendet saktësisht ajo se çfarë është paraqitur në filmat e shfaqur.

gastro6