Fejziq dënon sulmin terrorist në Paris

0

Reisi i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq, e quajti goditje ndaj islamit sulmin terrorist që ndodhi dje në Paris.

Ai tha se sulme si ky nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin dhe se jane akte prej frikacakësh. Vrasja e njerëzve të pafajshëm është në kundërshtim me Kuranin dhe sulme si ai në Paris janë goditje kundër islamit dhe Muhamedit a.s, e jo në mbrojtje të tij, – shtoi Fejziq.

Sipas tij karikaturat e profetit Muhamedit a.s janë për tu dënuar por ato nuk mund të jenë arsyetim për akte të tilla.

Fejziq shprehu besimin se ky akt nuk do të ndikojë në harmoninë ndërfetare në Mal të Zi dhe rajon, por thekson se fjalët e njerëzve në pozita të larta kanë ndikim, ndaj duhet të tregojnë maturi në deklaratat e tyre.