Në fushat e klubit “Bellevue” turneu FED Cup sot shënoi ditën e tij të katërt. Në program ishin ndeshjet përfundimtare në grupe si dhe ato për vendet 9-12 dhe 5-8.
Pvr vendet 9-12 Mali i Zi i humbi të trija ndeshjet ndaj Algjerisë, kurse Namibia doli triumfuese ndaj Islandës.
Në ndeshjen për vendet 5-8 Norvegjia mundi Armeninë kurse ndeshja ndërmjet Qipros dhe Maqedonisë do të luhet nesër.
Nëse nuk do të ketë reshje, e shtuna është edhe dita e fundit e turneut, përndryshe ndeshjet do të shtyhen një ditë më pas. Përvec Qipros dhe Maqedonisë, në program janë edhe ndeshjet kualifikuese ndërmjet Lituanisë e Moldavisë dhe Danimarkës me Greqinë.
Më poshtë mund të shihni rezultatet e ditës së sotme.
Për vendet 9-12
Island – Namibia 0 – 3
Mali i Zi – Algjeria 0 – 3
Për vendet 5-8
Armenia – Norvegjia 0 – 3
Qipro – Maqedonia nesër