Fatos Lubonja shpërthen ndaj UÇK-së: Kanë luftuar për të vjedhur popullin e tyre?!

0

Në një emision televiziv analisti i njohur Fatos Lubonja ka hedhur një sërë kritikash për ish luftëtarët e UÇK-së, apo krahu i luftës siç njihet ndryshe, dhe që janë në pushtet mbi 10 vite jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni.

“Politika në Kosovë por edhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët përdoret për interesa grupi dhe personale dhe jo për ti shërbyer qytetarit. Pra të vjen të ngresh një pyetje të madhe që është kulturore sepse kemi në pushtet njerëz që kan sakrifikuar jetën që kan shkuar me armë dhe jan vrarë një pjesë  që nënkupton një dashuri të madhe për atdheun dhe si ka mundsi që po këta njerëz që kan luftuar i shikon tani që nuk tregojn po atë dashuri por vjedhin, bëjnë korrupsion, pasurohen vetë, i lënë të tjerët në gjendje të keqe, nuk punojn për të tjerët, ather çfar ishte që i motivoi këta për luftë?!

Shqiptarët nuk jan shëruar ende nga kjo sëmundje infantile e cila është pushteti pra etja dhe lufta për pushtet edhe për para që sot është qesharake pasi bota këtë e ka kaluar me kohë, duket se këta luftën nuk e kan bërë për Kosovën për popullin por për pushtet, për të qen dikushi,shoqëria duhet të analizoj këtë, pse e bëre ti, luftove për mua që un të jetoj më i lirë, pse më dhunon mua ather kur ti luftove për mua që të jem më i lir dhe më dhunon ti, si ka mundësi?! këto probleme duhet ti ngrejmë si shoqëri.” – u shpreh Lubonja.

 

/klan.mk/