Fatmir Gjeka: Kemi  përkrahje të atyre që kanë interesa!

0

Në reportazhin e TV Vijesti lidhur me zgjedhjet lokale ne Ulqin siç pohojnë bashkëbiseduesit gjithë presin rritje.

Kryetari i DPS-sit për Ulqin shprehet që nëse kjo parti do jetë numerikisht më e madhe në këto zgjedhje sigurisht do të marrin kryetarin e Komunës dhe pas zgjedhjeve do të mendojnë se me kënd do bëjnë koalicione.

Skender Elezagiq thotë që Komuna bën investime para zgjedhjeve sepse nuk kishte mundësi deri tani ti bëjnë në këto vite dhe realisht SDP pret rritjen e përkrahjes.

Omer Bajraktari thotë që pret rezultat të  mirë të kësaj partie në këto zgjedhje, por si zakonisht shprehet që ky pushtet është pushteti më i dobët  në historinë e Ulqinit.

Kryetari i UDSH-së Mehmet Zënka shprehet i gatshëm të vazhdojnë bashkëpunimin me partnerët aktual por edhe të shkojnë vet nëse është nevoja.

Më optimist ishte Fatmir Gjeka i cili përpos asaj që pretendon të ketë dyfishimin e votave, thotë që ka përkrahje të madhe të atyre që kanë interesa të caktuara. Kush janë këto grupe interesi nuk e ka thanë.