Fatmir Gjeka dha dorëheqjen

0

Kryetari i Komunës Fatmir Gjeka, sot konferencën për media njoftoi opinionin publik se jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të Komunës.

Ky ishte një hap i pritur pas nënshkrimit të marrëveshjes së re për formimin e pushtetit në Ulqin, ku vendi i kryetarit do ti takojë Forcës së Re Demokratike.

Periudha e Gjekës do të mbahet mend për shumë përplasje ndërmjet dy partive më të mëdha shqiptare në Mal të Zi, ku ai shpesh ishte i akuzuar për shpenzime të tepruara nga ai vetë dhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë.

Gjeka u shpreh i kënaqur me mënyrën se si e ka kryer detyrën e vet , dhe se asnjë post nuk është i pandryshueshëm.