Faik Nika në Preshevë takohet me kryetarin e keshillit shqiptarë, Ragmi Mustafën  

0

Kryetari i Këshillit Kombëtar Faik Nika zhvilloj një takim me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi z. Ragmi Mustafa.

Pas takim kryetari Nika është prononcuar në faqen e tij në facebook të cilën e përcjellim në tërësi.

Kënaqësi të zhvilloja një takim vëllazëror në Luginën e Preshevës me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi z. Ragmi Mustafa. Në takim diskutuam për mundësitë e koordinimit të aktiviteteve të dy institucioneve që drejtojmë, sidomos në kërkesat drejtuar Tiranës dhe Prishtinës zyrtare për çështjet e Arsimit, Kulturës,  Medias, ruajtjen dhe përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, përfaqësimin propocional në institucione dhe mundësitë e investimeve dhe zhvillimit ekonomik në dy vendet respektive ku jetojnë shqiptarët autokton.

Gjatë vizitës shfrytzova rastin të takoja edhe disa nga përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare që veprojnë në Luginë me të cilët diskutuam për gjendjen dhe sfidat me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi dhe ata në Serbi.