“Facebook”-u nderon shqiptarët

0

Mediat serbe kanë “kryqëzuar” Facebook-un, i cili ka shtuar zyrtarisht një ikonë të re në rrjetin e tij social. Bëhet fjalë për një ikonë lumturie që ka të bëjë me shqiptarët dhe quhet, “i lumtur që ndihem shqiptar”.

Një fakt që pa dyshim i ka bërë krenarë miliona shqiptarë që përdorin rrjetin e njohur. Por nga ana tjetër, për gazetën serbe “Telegraf”, ky është një skandal, duke shkruar se do të ishte mirë që drejtuesit e këtij rrjeti të japin një shpjegim se çarë do të thotë “të ndihesh shqiptar”.

Emocioni “i lumtur që ndihem shqiptar” mund të gjendet lehtësisht tek ikonat poshtë hapësirës ku shkruhen statuset dhe është i pari që del në radhë, sapo të klikosh mbi të.