Erozioni po shkatërron pyjet e pishave

0

Nëse nuk merren masa urgjente, shkatërrimi i pyjeve të pishave në zonat më atraktive të qytetit do të cojë në zhdukjen e plotë të tyre.

Këtë alarm për gazetën “Dan” e konfirmon kryetari i shoqatës ekologjike “Hapi i gjelbër” Xhelal Hoxhiq. Ai thotë se erozioni mga shirat dhe devastimi i vazhdueshëm kanë cuar në rrallimin e drunjëve të, sic i quan ai, “mushkëri të qytetit”, ku më e rrezikuar është zona prej ish hotelit Galeb e deri tek Albatros-i.

Sipas Hoxhiq, për preventimin e shkatërimit të mëtejshëm dhe sanimin e dëmit, duhet një punë profesionale që kërkon edhe mjetet e duhura materiale. Ai thotë se disa herë i është drejtuar pushtetit lokal në lidhje me këtë problem por pa sukses.

Në vitin 2006, Ndërmarrja e të Mirave Detare nisi një projekt për revitalizimin e pyllit të pishave në këtë zonë, por ai kurrë nuk u përfundua.

Edhe klubi Rotari në vitin 2009 nisi një iniciativë për mbjelljen e 50 drunjëve pishave prej ish Galebit e deri tek Albatrosi, por për fat të keq të gjithë drunjtë e mbjellur u thanë.

Shkatërrimi i këtij pylli do të kishte pasoja katastrofale për turizmin e Ulqinit, pasi kjo zonë është ndër më atraktivet e qytetit, ku disa prej tyre si Plazhi i Grave, janë tashmë brend i njohur edhe jashtë vendit.