Erion Veliaj dhuron rrogën e parë për abetaren e nxënësve shqiptarë në Mal të Zi

0

Kryetari i Tiranës Erion Veliaj, ndau rrogën e tij të parë si kryetari i bashkisë së Tiranës për abetaren e nxënësve shqiptarë në Mal të Zi.

Ai këtë e bëri gjatë takimit me deputetin e Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj, dhe zv.ministrin e arsimit Marash Dukaj.

Gjeloshaj dhe Dukaj ishin në Tiranë për të marrë shembujt e abetares kombëtare që do të përdoret nga nxënësit shqiptarë në Mal të Zi.

Përvec kësaj, ata diskutuan edhe për problemet tjera të arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi si dhe për projektet që do të ndihmonin në përmirsimin e statusit të shqiptarëve.

Veliaj u premtoi miqve se Tirana është gjithmonë e hapur për ndihmë dhe se ajo nuk është vetëm kryeqyteti i Shqipërisë por i të gjithë shqipëtarëve.