Ëndrra e Vuçiçit për Ballkanin!

0

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi të mërkurën se kishte frikë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke bërë thirrje për krijimin e një blloku rajonal për tregtinë për të kapërcyer kështu të shkuarën e dhimbshme.
“Kjo është arsyeja pse ne duhet të investojmë më shumë përpjekje, më shumë kohë për të siguruar këtë lloj stabiliteti politik”, theksoi ai.
Ai premton se do të udhëheqë Serbinë drejt Bashkimit Evropian, duke shtuar se problem i veçantë ishin marrëdhëniet midis serbëve dhe myslimanëve në rajon, duke përmendur këtu Bosnjës.
Gjatë intervistës për AFP-në, Vuçiç deklaroi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë nuk janë problemi kryesor në rajon.
“Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, mirëpo kohëve të fundit kemi më shumë besim reciprok mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Vuçiç.
Ai deklaroi se ëndrra e tij në Ballkan ishte bashkimi doganor. “Ëndrra ime është që të kemi një bashkim doganor me të gjitha shtetet e Ballkanit, të gjitha territoret, me të gjithë. Kjo është ëndrra ime. Për të pasur një treg të veçantë,” u shpreh Kryeministri.