Emigrimi masiv vazhdon. Shifrat jozyrtare flasin për mbi 6000 të ikur

0

Emigrimi masiv nga pjesët veriore të Malit të Zi vazhdon. Përfaqsuesit e organizatës joqeveritare “Euromost” kanë evidentuar 10 autobusa që janë larguar me njerëz vetëm këto dy ditët  fundit, bëjnë të ditur mediat malazeze.

Synimi i emigrantëve kryesisht është Gjermania. Shumica e të larguarve janë nga Biello Polje dhe Rozhaja, por ka edhe nga qytetet tjera.

Se sa është numri i të ikurve që nga fillimi i vitit nuk dihet me saktësi, por informatat jozyrtare flasin për mbi 6.000 të ikur deri më tani.

Edhe pse pritet që gjatë verës numri i atyre që kërkojnë jetë më të mirë në vendet europiane të bjerë, ky fenomen ka gjasa të përkeqsohet përsëri pas sezonit turistik.