Elhaida Dani prinë në rrjetet sociale

0

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurosonga, Elhaida Dani, është favorite për të fituar Eurovisionin, e kjo duke u bazuar nga hulumtimet e bëra nëpër rrjetet sociale .

Adobe Digital Index analizoi aktivitetet për pjesëmarrësit e Eurovisionit para dhe pas gjysmëfinaleve.

E derisa para gjysmëfinaleve, përfaqësuesi Guy Sebastian i Australisë po printe nëpër pas analizave të reja, ai ka rënë në pozitën e dytë e tani po prinë përfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, transmeton lajmi.net

Ndërkaq Philippe Laguerre Aguste, drejtor në Adobe, ka thënë që nëse duhet bazuar në popullaritet, Elhaida Dani meriton fitoren

“Nëse Eurovisioni do të vendosej në bazë të popullaritetit, fituesja e finales do të ishte Elhaida Dani nga Shqipëria”

Ky sondazh është bazuar në algoritmin e kombinuar me rrjetet sociale, shikimet në YouTube dhe ndjekësit në Twitter.