Ekspozitë e artistëve nga Ulqini: Thesaret e trashëgimisë kulturore shqiptare

0

Diten e diele me 10 dhjetor, tre artistë nga Ulqini do të ekspozojnë punimet e veta fotografike mbi temën e trashëgimisë kulturore shqiptare në këto treva.

Ekspozita do të mbahet në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë me fillim në ora 19.00.

Ky projekt financohet nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave.